Pronari i Huawei shpalos smartfonin që mund të matë temperaturën.
Pajisja mund të jetë e disponueshme në Kinë, por nuk dihet akoma se kur do të dalë.
Kompania tregoi që pajisja mund të matë temperature e trupit nga një rreze infra të kuqe duke e mbajtur në fytyrën e njerëzve, transmeton lajmi.net.
Pasi që telefoni do të lansohet në Kinë, duket se ka plane për një lansim edhe në vendet tjera. Vjen në dy versione: Honor Play 4 dhe Honor Play 4 Pro.
Mund të mate temperature në mes -20 dhe 100 gradë Celsius apo -4 deri në 212 gradë Fahrenheit, transmeton Lajmi.net.
Trupi i njeriut ka një mesatare prej 37 gradë Celsius kështu që telefoni mund të detektojë temperature aktuale të personave që do ta përdorin.