Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), Naser Ramadani, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, ushtruesja e detyrës së kryeinspektores shëndetësore, Nora Krasniqi, kryeinspektori i AUVK, Ibrahim Tërshnajku, kanë vizituar sot pikën kufitare në Vërmicë, për të parë implementimin e masave të reja për COVID-19, raporton InLajmi.
Ministri Zemaj, deklaroi se arsyeja e vizitës së pikës kufitare në Vërmicë është pasi që Kosova zyrtarisht sot ka hequr kufizimin e lëvizjes së lirë si dhe të gjithë personat që hyjnë në Kosovë, tash e tutje nuk kanë nevojë për vetizolim, por që ka kërkesë për të gjithë ata që hyn e dalin në Kosovë që të mbajnë maskat dhe t’i zbatojnë rekomandimet e dhëna nga IKSHKP-ja”.
Ramadani deklaroi se në rast se qytetarët nuk respektojnë rekomandimet e IKSHPK-së të dhëna deri më tani, atëherë do të ketë edhe shtrëngim të masave mbrojtëse,nëse IKSHPK-ja e sheh që qytetarët nuk po i përfillin këto rekomandime do të ndërmerr masa më rigoroze dhe këtë e kemi për hir të ruajtjes së shëndetit të qytetarëve. Hapja e kufijve nuk do të thotë mosrespektim të masave.
“Kemi menduar se për këta tre muaj se qytetarët kanë marrë njohuri të mjaftueshme, nëse e shohim se këta qytetarë nuk janë vetëdijesuar dhe kërcënojnë gjendjen sikurse që është rritja e numrave ditëve të fundit,ne do t’i kthejmë qytetarët në shkollë që t’i mësojmë masat qysh në fillim”, u shpreh Ramadani, i cili shtoi se koronavorusi është akoma prezent dhe kjo është arsyeja prese duhet t’i përmbahemi rekomandimeve të IKSHPK-së.
Theksojmë se deri më tani në Kosovë janë 1 mijë e 234 persona të infektuar, 31 të vdekur dhe 890 të shëruar. /InLajmi/