Është arrestuar një e dyshuar femër kosovare, pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshje, ka sulmuar viktimën mashkull kosovar.
Sipas raportit të Policisë, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Me vendim të prokurorit, e dyshuara dërgohet në mbajtje.
Gjithashtu edhe një mashkull kosovar ka pësuar lëndime trupore, i lënduari është dërguar për trajtim mjekësor QKUK dhe sipas mjekëve gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë. Rasti është duke u hetuar./InLajmi/