Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut ka raportuar se tre persona kanë vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit, ndërsa janë regjistruar 127 raste të reja
Në Klinikën Infektikve kanë vdekur një 80-vjeçare nga Kumanova, një 62-vjeçar nga Shkupi dhe një 78-vjeçar po ashtu nga Shkupi.
Po ashtu janë shëruar shtatë persona.
Në Maqedoni të Veriut janë diagnostikuar deri më tash 3152 raste me koronavirus, prej të cilëve 156 kanë vdekur. Numri i rasteve aktive është 1343, përcjell Alsat M.
Vetëm në tetë ditët e fundit në shtetin fqinj janë regjistruar 929 raste të reja.