Sot fillon lehtësimi i plotë i masave pas pandemisë Covid-19, ku qytetarët kanë të drejtë lëvizje 24 orë në ditë, por me kujdes të veçantë duke përdorur masa mbrojtëse, përcjell InLajmi.
Qeveria e Kosovës ka marrë vendim poashtu që nga sot qytetarët që hyjnë në vendin tonë të mos i nënshtrohen masës së vetizolimit shtëpiak për një javë.
Ata që hyjnë në Kosovë do të kontrollohen nga ekipet mjekësore të QKMF-ve të vendosura në pikat kufitare apo në QKMF-të brenda komunave.
Gjithashtu sot fillon mësimi edhe në disa shkolla, kurse disa çerdhe të Prishtinës janë mbyllur, për shkak të rasteve të reja me të infektuar në kryeqytet./InLajmi/