Ngrohtorja “Termokos” ka njoftuar se ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me Postën e Kosovës, me të cilën autorizohet inkasimi i pagesave të ngrohjes nëpër të gjitha sportelet e Postës së Kosovës.
Kjo sipas Termokosit bëhet me qëllim të lehtësimit të bashkëpunimit dhe në përpjekje, që shërbimet e tyre të jenë sa më afër konsumatorëve të tyre.
“Në saje të kësaj marrëveshje, që ka hyrë në fuqi nga 01.06.2020, konsumatorët tanë mund të paguajnë faturat e ngrohjes në të gjitha sportelet e Postës pa kurrfarë provizioni.
Ftojmë konsumatorët tanë, që të shfrytëzojnë këtë shërbim të ofruar nga Posta e Kosovës, gjë që shpresojmë se do të ndihmojë ata të shlyejnë borxhet, që mund të jenë grumbulluar deri më tani”, thuhet në njoftim./InLajmi/