Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes, ka folur rreth interesimit të top klubeve europiane rreth futbollistëve të Kosovës, duke thënë se për të ka rëndësi që ata të luajnë te klubet e tyre.
Milot Rashica dhe Vedat Muriqi vazhdojnë të jenë dy nga futbollistët më të kërkuar të Kosovës në tregun e transferimeve, duke përfshirë skuadrat si Liverpool e Tottenham Hotspur.
“Sigurisht se e përcjelli tregun dhe kërkesat për transferime. Kam dëgjuar për Rashicën dhe Muriqin, të cilët mund të ndryshojnë skuadër, por si trajner nuk i them se ‘shko atje, apo qëndro këtu’. Me rëndësi është që futbollistët të luajnë dhe jo të mbeten në bankën rezervë, kjo ka rëndësi tek unë” – ka thënë Challandes në ‘Arena Sportive’.
Milot Rashica vazhdon të jetë i kërkuar nga skuadrat si Liverpooli, Napoli, Lepzig e Borussia Dormtund. Ndërkaq, për Vedat Muriqin interesim serioz ka shprehur Tottenham Hotspur, por edhe Lazio.