Sot është Dita Ndërkombëare e ushqimit, ditë kjo që shënohet në krejtë botë.
Instituti Kombëtarë i Shëndetit Publik ka bërë thirrje që të keni kujdes të shtuar gjatë ushqyerjes, shkruan InLajmi.
Me këtë rast IKSHPK jep disa ushqime se çka duhet të konsumoni dhe çka jo:
Dita Botërore e Sigurisë së Ushqimit, 7 qershor 2020
USHQIMI I SIGURT ËSHTË ÇËSHTJE PËR TË GJITHË!
Qytetarë të nderuar!
Ju lutemi për kujdes të shtuar!
Jemi në prak të sezonit të verës! Kujdes gjatë gatimit, Ruajtjes dhe shpërndarjes së ushqimit!
Shumë herë jemi ballafaquar disa herë me helmime me ushqim.
Qytetarë të pafajshëm për shkak të konsumimit të ushqimit të kontaminuar kanë përfunduar në spital të cilët falë përkujdesjes së ekipit të mjekëve janë jashtë rrezikut për jetë.
Instituti Kombëtar i bënë thirje popullatës:
Kujdes i shtuar ku konsumohet ushqimi!
Shmangia e konsumimit të mishit dhe peshkut, suxhukut dhe produkteve të ngjashme të papërpunuara termikisht!
Shmangia e konsumimit të ushqimit që përmban vezë të freskëta, si majoneza, soset e ndryshme, etj.
Shmangia e konsumimit të djathit të freskët nga qumështi jo i pasterizuar ose zier!
Shmangia e konsumimit të frutave dhe perimeve të palara
Nuk preferohet konsumimi i ushqimit që ka qëndruar jashtë frigoriferit për më shumë se 2 orë
Konsumimi i qumështit të pasterizuar ose të zier.Frutat dhe perimet të lahen me ujë të bollshëm.Ruajtja e ushqimit të mbetur në frigorifer.Ushqimi i ngrirë i cili është shkrirë duhet të konsumohet sa më shpejt ose të hidhet, nuk duhet të ringrihet!
Duart duhet të lahen:
-para se të filloni të përgatisni ushqimin
-pasi të prekni mishin e freskët, peshkun, vezët ose perimet
-pas përdorimit të tualetit
-pasi të pastroni hundën
pasi të prekni një kafshë
-pasi të prekni ndonjë plagë apo prerje në trup.
MOS HANI USHQIM KUDO!
PAKUJDESIA SHKAKTON EPIDEMI ME RREZIK PËR JETÊN E QYTETARËVE! /InLajmi/