Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi ka njoftuar se së shpejti opinioni publik do të njoftohet lidhur me datën e rifillimit të plotë të fluturimeve ndërkombëtare, duke ia mundësuar diasporës të vizitojnë Atdheun e tyre, shkruan InLajmi.
Ministri Abrashi tha se transporti ajror është mënyra më e shpejtë dhe e sigurtë e lidhjes së Kosovës me diasporë, tregjet rajonale dhe ndërkombëtare.
Ai tha se në bashkëpunim me të gjitha institucionet si Autoritetin e Aviacionit Civil, Aeroportin Adem Jashari, kompanitë ajrore dhe ministrinë e Shëndetësisë do t’i intensifikojnë punët që të hapin sa më shpejtë aeroportin për fluturime ndërkombëtare.
Ky është Postimi i plotë
Diasporë mirësevjen në atdhe
Transporti ajror është mënyra më e shpejtë dhe e sigurtë e lidhjes së Kosovës me diasporë, tregjet rajonale dhe ndërkombëtare.
Rifillimi i fluturimeve ajrore është pjesë e rëndësishme e planit për rimëkëmbjen ekonomike të vendit pas Covid-19.
Në bashkëpunim me të gjitha institucionet si Autoritetin e Aviacionit Civil, Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, kompanitë ajrore dhe Ministrinë e Shëndetësisë do t’i intensifikojmë punët që të hapim sa më shpejt Aeroportin për fluturime ndërkombëtare duke respektuar plotësisht udhëzimet për masat e sigurisë për parandalimin e Covid-19 të lëshuar nga Agjencioni Evropian i Sigurisë së Aviacionit (EASA) dhe udhëzimet tjera nga Ministria e Shëndetësisë
Do t’iu njoftojmë së shpejti për datën e rifillimit të plotë të fluturimeve ndërkombëtare, duke ia mundësuar diasporës ta vizitojnë atdheun e tyre.
Do të vazhdojmë me punë të mira për diasporën, bizneset, prodhuesit vendor, bujqit, arsimin, mjekësinë dhe duke i normalizuar marrdhëniet me vendet mike të Kosovës, sidomos me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. /InLajmi/