Rezultati i parë shihet menjëherë pas përdorimit të parë.
Përbërësit e kësaj maske janë jashtëzakonisht efektiv, përderisa përzierja e tyre bën që të ndikojë në flokë dhe të sanojë edhe dëmtimet më të mëdha.
Kjo maskë trajton me efikasitet flokët më të thata dhe të dëmtuara.
Për përgatitje të maskës në fjalë, do iu nevojiten:
– gjysmë filxhani majonez (sasia varet nga gjatësia e flokëve tuaj. Kjo është masa optimale për flokë të gjatësisë mesatare);
– 3 lugë çaji glicerinë të lëngët dhe
– 2 lugë vaj kokosi.
Përgatitja:
Përzieni të gjithë përbërësit, derisa tretja të bëhet e lëmueshme. Bëjuni masazh flokëve me masën e krijuar, duke filluar nga rrënjët deri tek majat e flokëve.
Mbështillni flokët me kapelën e dushit dhe lëreni maskën të qëndrojë në flokë orë. Rekomandohet që të flini me të, transmeton lajmi.net.
Pastaj lajini flokët si zakonisht. Po ashtu, aplikoni balsam për flokë për efekt edhe për shkëlqim më të theksuar.





















