Ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se strategjia e Qeverisë për të hapur gjithçka dhe hequr çdo kufizim, përbën rrezik. shkruan InLajmi.
Ajo në rrjetin social facebook ka thënë se rritja e numrit të rasteve pozitive përbën shqetësim serioz dhe në anën tjetër kërkon kujdes maksimal nga të gjithë.


Haxhiu thotë se “bëhet fjalë për shëndetin dhe jetën e qytetarëve prandaj duhet kujdes dhe veprime e vendime të matura”
Postimi i plotë:
Rritja e numrit të rasteve pozitive përbën shqetësim serioz dhe në anën tjetër kërkon kujdes maksimal nga të gjithë.
Por “strategjia” e Qeverisë ilegale për tu nxituar dhe për të hapur gjithçka dhe hequr çdo kufizim, përbën rrezik të madh dhe përmbysë secilën arritje të deritashme!
Veprimi më i lehtë është ” hapi të gjitha, largoje çdo kufizim”.
Bëhet fjalë për shëndetin dhe jetën e qytetarëve prandaj duhet kujdes dhe veprime e vendime të matura! /InLajmi/




















