Në mbledhjen e katërt të Qeverisë kryeministri Avdullah Hoti bashkë me kabinetin e tij qeveritar kanë vendosur për hapjen e kufirit me Shqipërinë, raporton InLajmi.
Ndërsa ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, në mbledhjen e sotme të Qeverisë ka thënë se qytetarët që hyjnë në Kosovë nuk do të vetizolohen, porse për ta do të ketë kontrolle të detajuara mjekësore.
“Ministria bashkë me IKSHPK nga aktiviteti ditor ka konstatuar situatë të qëndrueshme por me rritje të lehtë të rasteve në disa komuna. Duhet të jemi të qartë që virusi është akoma aktiv edhe pse me një rënie në intensitet”, ka thënë Zemaj.
Ai ka shtuar se pas analizës së bërë IKSHPK-ja ka rekomanduar ndryshim të masave shtesë.
“Kontrollin e detajuar mjekësor të të gjithë qytetarëve që hyjnë në Kosovë. Që nga dita e hënë propozoj që qytetarët që hyjnë në Kosovë nuk do t’i nënshtrohen vetëizolimit dhe në vend të testimit për ata që hyjnë do të jetë kontrolli i detajuar. Më lejoni të ju njoftoj që nga dita e hënë hiqet edhe kufizimi i lëvizjes nga ora 05:00 deri në ora 21:00. Kërkojmë që të zbatohen me përpikëri rekomandimet”, ka thënë Zemaj.
MSH-ja thotë se numri i inspektorëve duhet të rritet dhe se çdo shkelje e rregullave do të konsiderohet rrezikim i shëndetit dhe jetës së të tjerëve./InLajmi/