Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Besi të Prishtinës.
Një aksident trafiku ka ndodhur pasditen e së dielës në fshatin Besi të Prishtinës, ku për pasojë ka edhe të lënduar.
Këtë e ka konfirmuar Daut Hoxha, zëdhënës i Policisë së Kosovës.
“Është raportuar për një aksident trafiku me lëndime në Besi. Policia është nisur për në vendin e ngjarjes si dhe emergjenca është njoftuar”, ka thënë Hoxha, shkruan Ballkani.info
Ai nuk ka dhënë detaje tjera shtesë, kështu që edhe numri i të lënduarve dhe gjendja e tyre shëndetësore akoma nuk dihen.