Ish-deputeti i LDK-së, Naser Rugova ka reaguar ndaj qëndrimeve të fundit të kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmani, karshi partisë së tyre, përcjell InLajmi.
Ai ka rekomanduar Osmanin që të anëtarësohet në partinë e Albin Kurtit, Lëvizjen “Vetëvendose”. Rugova ka thënë se me këto sjellje Vjosa po e fyen një pjesë të mirë të elektoratit dhe po ë bëhet zëdhënëse e Vetëvendosjes.
Ai ndër të tjera tha se qeveria Hoti dhe LDK në këtë rast ka rrezikuar shumë dhe është saktificë e madhe që të hiqet reciprociteti, dhe krejt kjo është bërë për të mos bërë aventura me fatin e Kosovës.
Postimi i tij i plotë:
I rekomandoj Vjosës të anëtarësohet edhe zyrtarisht në VV. Qëndrimi i saj në LDK, thjesht sa për formalitet, është fyerje për një pjesë jo të vogël të anëtarësisë së LDK-së. Me qeverinë Hoti, si formë konkrete e refuzimit të populizmit si model dhe taktikë politike, LDK ka rrezikuar shumë, por kjo nuk është sakrifica jonë e parë dhe sigurisht që nuk do të jetë e fundit, sepse LDK nuk bën aventura me fatin e Kosovës.
Janë dy rrugë: O ktheju partisë dhe respekto vendimet e shumicës, verdiktin e kushtetueses dhe sugjerimet e miqve tanë strategjik o shko në VV sepse po del shumë keq si zëdhënëse e saj nga një subjekt tjeter!/InLajmi/