Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Kosovës Driton Selmanaj ka thënë se Kushtetuta i ka dhënë vendin e vet secilit institucion përfaqësues të vendit, shkruan InLajmi.
Selmanaj se ka shtuar se vendimi i Gjykatës Kushtetuese e ka vendosur pikën mbi “i”.
Selmanaj zotohet se kryeministri Hoti do udhëheqë të gjitha proceset për marrëveshje me shtetet tjera përfshirë dhe Serbinë.
Postimi i plotë:
“Kushtetuta i ka dhënë vendin e vet secilit institucion përfaqësues të vendit. Kurse vendimi i Gjykatës Kushtetuese e ka vendosur pikën mbi “i”. Qeveria e Kosovës është institucioni i vetëm që krijon dhe zbaton politikën e jashtme. Kryeministri Hoti do udhëheqë të gjitha proceset për marrëveshje me shtetet tjera përfshirë dhe Serbinë.
Programi ynë qeverisës i përmbahet drejt dhe qartë parimeve që derivojnë nga Kushtetuta!”