As Glauk Konjufca nuk ka bërë përjashtim në mesin e ministrave të Lëvizjes Vetëvendosje që nuk ia dorëzuan detyrën pasardhësit në ministrinë që ata e kanë drejtuar deri tani, raporton InLajmi.
Meliza Haradinaj-Stublla e ka pranuar detyrën e Ministres së Punëve të Jashtme nga sekretari i kësaj ministrie.
E këtë veprim të Konjufcës, kjo e fundit e ka kritikuar në mbledhjen e Qeverisë.
Stublla ka thënë se pranim-dorëzimi i detyrës është element themelor i edukatës shtetformuese dhe assesi shtyerje e egove personale.
“Unë e vlerësoj edhe punën e paraardhësve të mi. Pa tingëlluar shumë cinike se në shtetet me kulturë demokracie pranim-dorëzimi i detyrës është element themelor i edukatës shtetformuese dhe assesi shtyerje egove personale. Dje edhe sot u dëshmua se Kosova funksionin edhe pa ato pranim-dorëzime”, u shpreh ajo./InLajmi/




















