Kryeministri i vendit Avdullah Hoti, në ditën e tij të dytë në detyrë, do të ketë dy angazhime të rëndësishme.
Sot ai mbanë mbledhjen e parë të rregullt të Qeverisë së Kosovës.
Siç është bërë e ditur me anë të një komunikate për media, kjo mbledhje do të mbahet me fillim prej orës 12:00.
Po ashtu, me fillim prej orës 15:45 Hoti do të ketë takim edhe me ambasadorin e SHBA-ve në Kosovë, Philip Kosnett.
Takimi i Hotit me Kosnettin vjen në një periudhë kur SHBA-të me ngulm po kërkojnë rinisjen e dialogut me Serbinë.

Për të nisur ky proces, Hoti është zotuar se do të heq të gjitha pengesat e vëna nga qeveria Kurti, përfshirë edhe reciprocitetin ndaj Serbisë. /Inlajmi/