Deputeti i Nismës, Haxhi Shala, në një intervistë mbrëmë, tha se vendimi i tij për ta votuar Avdullah Hotin si kryeministër, ishte marrë vetëm për arsye që të mos t’i sheh “Haki Abazët” në Qeveri, përcjell InLajmi.
Kjo vjen pas një deklarate të vet Haki Abaziti cil i e ka akuzuar presidentin Hashim Thaçi.
Ata të dy mbrëmë janë parë së bashku në emisionin Debat Plus në RTV Dukagjini
Në fund, ata takohen në korridoret e televizionit, dhe sjellja mes tyre duket mjaft miqësore, përkundër deklaratave të fundit.
Në fakt, është vetë Haxhi Shala i cili ia zgjat dorën Haki Abazit, i cili më pas e përshëndet me grusht, kjo në kuadër të masave mbrojtëse ndaj pandemisë.
Shala së fundmi u përfol për aderimin e tij në AAK, gjë e cila u demantua nga vet ai./InLajmi/