Një edukatore nga Ukraina, është arrestuar nga autoritetet e vendit për shkak se vrau një foshnje duke ia zënë frymën me jastëk.
Ngjarja ka ndodhur një javë më parë, me 29 maj. Ndërkaq arrestimi ka ndodhur pasi janë publikuar pamjet e tmerrshme
Policia ka njoftuar se vajza ka vdekur nga të vjellat për shkak të probleme të frymëmarrjes pasi i shkaktoi edukatorja me jastëk.
E në vend që edukatorja Irina Sukhanova, të raportojë në polici ajo madje ka tentuar t’i zhdukë pamjet nga kamerat, por policia i ka rikthyer ato si prova që shërbyen për arrestimin e saj.
Sukhanova para policisë ka thënë “Ajo që unë i vendosa fëmijës ishte vetëm një forcues special e cila do të shërbente për mbrojtjen e fëmijës nëse ajo rrëzohej, kështu nuk do të lëndohej.”

Ajo është arrestuar dhe rasti është duke u hetuar edhe më tutje për shkak se kishte hapur edhe një çerdhe pa leje të autoriteteve.
Kujdes pamje të rënda në video: