Një profesor i muzikës në Prishtinë dyshohet se ka kryer një sulm seksual ndaj një 17 vjeçareje, të enjten, dje. Rasti është paraqitur një polici dhe profesori rreth të 70-ve është në mbajtje, shkruan Reporteri.
Dita e enjte (dje), nuk do të ishte aspak e mirë për një 17 vjeçare në Prishtinë. Ajo kishte shkuar rreth 14:20 në studion private muzikore të një profesori, në lagjën Dardania të kryeqytetit. Aty e mitura edhe ka thënë se është sulmuar seksualisht nga profesori i moshes 68 vjeçare, me inicialet E.K.
Gazeta Online ‘Reporteri.net’ ka mësuar nga burime të sigurta në Policinë e Kosovës se rasti është lajëmruar rreth orës 16:00, të po së njejtës ditë.
Profesori kishte filluar ta ngacmojë të miturën duke e prekur në pjesë të ndryshme të trupit dhe në fund edhe duke e puthur në buzë.
Sipas policisë, e mitura nuk ka pasur ndonjë lendim, ndërkaq sulmuesi është dërguar në mbajtje për 48 orë dhe është mbrojtur në heshtje.
Dje Policia kishte njoftuar për një sulm seksual
“Prishtinë 04.06.2020 – 14:20. I dyshuari mashkull kosovar dyshohet se ka sulmuar seksualisht viktimën kosovare. Njësitet policore kanë trajtuar rastin, përderisa me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhej në raportin e policisë, ditën e djeshme.