Sot shënohet Dita Botërore e Mjedisit, që shërben si datë që na kujton rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit ku jetojmë.
E kryetari Shpend Ahmeti me anë të një njoftimi shprehen se ndër vite jemi përkujdesur që hapësirat e gjelbra të rriten në Prishtinë. E pikërisht tani, po shënohet edhe “Prishtina Green Week”.
Po mbjellim shumë drunj dhe po vendosim plot vazo gjelbëruese anekënd qytetit.
Po punojmë që Prishtinës t’ia kthejmë ngjyrat me pamjen drunjve e bimëve.
Mjedisi është i pazëvendësueshëm, prandaj ta ruajmë së bashku. Është përgjegjësi e secilit prej nesh!/InLajmi/
