Ka filluar gradualisht hapja e kufijve të shumë vendeve në botë, pas mbylljes nga pandemia dhe ky po del të jetë një një lajm i mirë edhe për kosovarët.
Të gjithë ata që shfrytëzojnë kufirin çek për ardhjen në Kosovë, nga sot mund të shfrytëzojnë kalimin edhe nëpër këtë shtet.
Që nga mesdita, Republika Çeke do të heqë të gjitha kufizimet e udhëtimit me Austrinë, Gjermaninë dhe Hungarinë, përcjell Insajderi.
Lajmin e ka dhënë kryeministri çek, Andrej Babis.