Qytetarët shqiptarë dhe të vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor do ta kenë të pamundur të udhëtojnë drejt zonës Shengen deri në 30 qershor.
Ky afat, i cili ishte caktuar për 15 qershor, shtyhet edhe për dy javë të tjera, pasi shumica e shteteve anëtare të Bashkimit Europian janë shprehur në favor të shtyjes së afatit fillestar për rihapjen e kufijve të jashtëm të kësaj organizate.
Ky ishte konkluzioni i takimit me video-konferencë të ministrave tê brendshëm tê Bashkimit Europian, i artikuluar nga presidenca kroate në konferencën e shtypit.
“Një zgjatje e afatit të kufizimeve për udhëtimet në kufijtë e jashtëm të Bashkimit Europian është propozuar deri në fund të qershorit. Kjo bëhet për të mundësuar një hapje graduale të kufijve të jashtëm. Ne kemi rënë dakord që hapja e kufijve duhet të bëhet në mënyrë të koordinuar, jo diskriminuese dhe proporcionale mbi bazën e disa kritereve. Kriteret do të përcaktohen nga qëndra europiane e parandalimin dhe kontrollin e sëmnudjeve (ECDC) “, tha Terezija Gras, sekretare e shtetit kroat.
Komisionerja europiane për punët e brendshme, Ilva Johanson konfirmoi, tha se Komisioni Eurooian do të punojë ndërkohë me shtetet anëtare për përcaktimin e kritereve mbi bazën e të cilave do rihapen kufinjë e jashtëm të Bashkimit Europian. Ekzekutivi europian pritet të prezantojë rekomandimet pêr kriteret javën e ardhshme .
“Shumica e shteteve anëtare mbështetën një shtyrje të afatit për hapjen e kufinjve të jashtëm me dy javë. Kjo u mbështet nga shumë ministra të brendshëm.
Gjithashtu ata mbështetën një qasje të koordinuar për hapjen e kufinjve të jashtëm, si edhe përcaktimin e kritereve tê qarta. Kishte disa mospërputhje lidhur pikërisht me kriteret që duam të ndjekim. Në do tê vazhdojme diskutimet me shtetet anëtare para se të propozojmë udhëzimet e Komisioni Europian për hapjen e kufinjve tê jashtëm“, u shpreh ajo, përcjell Ballkani.info
Lidhur me kufinjtë e brendshëm tê zonës Shengen, shumica e shteteve Shengen janë shprehur në favor të hapjes së tyre në 15 qershor dhe disa shtete anëtare në fund të qershorit.