Nëse ende nuk e keni vendosur se si do t’i lyeni flokët këtë verë, jeni në kohë për një nga tendencat më të reja të 2020-s, shkruan InLajmi.
Kjo tendencë njihet si “Balajazh Kalifornian” dhe është bërë shumë i njohur nga yjet e ndryshëm të instagramit duke përfshirë edhe make-up artisten Kylie Jenneri.
Ajo së fundi ka postuar një foto, ku tregon se si duket me ngjyrën e re të flokëve.
Balajazhi Kaliforinian është efekt që përveç në vendet e tjera të botës, po përdoret edhe në vendin tonë, ku shume yje të njohur të Kosovës kanë zgjedhur një dukje të tillë.
Këtë stil të ngjyres së flokëve e ka përdorur edhe moderatorja e Klan Kosovës- Liberta Spahiu.
E veçanta e kësaj tendence është se mund të aplikohet edhe mbi flokë të errët por edhe mbi flokë të çelur, sigurisht përveç atyre rasteve të flokëve platin, që nuk i çel dot më shumë! /InLajmi/