Në Shqipëri janë raportuar edhe 13 raste të reja me koronavirus, ku 11 nga ta janë në Tiranë dhe dy nga ta janë nga Kruja dhe Shkodra.
Në gjithë vendin janë 266 raste aktive dhe shumica e rasteve janë nga qyteti i Tiranës, ku vërehet një fluks më i madh i qytetarëve.
Që nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 17 mijë testime molekulare dhe serologjike dhe janë konfirmuar pozitivë 1197 raste, ku shumica nga ta tashmë janë shëruar, përcjell TopChanell.
Në spitalin infektiv të Tiranës, aktualisht po trajtohen 23 të prekur, nga të cilët 5 janë në terapi intensive, njëri prej tyre është i intubuar.