Ish-ministri i shkarkuar Agim Veliu, rikthehet prapë në vendin e tij të punës, me po të njëjtën pozitë, përcjell InLajmi.
Sot, në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Veliu ka pranuar drejtimin e kësaj Ministrie.
Ministri Veliu u zotua se pavarësisht vështirësive që i ka trashëguar, do të punojë me përkushtim të madh për sigurinë dhe mirëqenien e qytetarëve.
Kujtojmë se ministri Agim Veliu ishte shkarkuar nga ish-kryeministri Albin Kurti, për shkak të deklaratave të tij, për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në vend./InLajmi/