Instituti kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se sot janë konfirmuar edhe 5 raste të reja me Covid-19, kështu shkon numri në gjithsej 1.147.
Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Fushë Kosovës 2 raste (sipas vendbanimit: 2 raste Fushë Kosovë), komuna e Vushtrrisë 1 rast (sipas vendbanimit:1 rast Oshlan), komuna e Prizrenit 1 rast (sipas vendbanimit:1 rast Tupec) dhe 1 rast me vendbanim në Prishtinë.
Sot janë shëruar edhe 3 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 874 raste /InLajmi/