Ka ndërruar jetë edhe një i infektuar nga koronavirusi ë Serbi, duke e rritur numrin e përgjithshëm të viktimave në 246, thuhet në një njoftim të ministrisë së Shëndetësisë së Serbisë.
Të enjten janë konfirmuar edhe 48 raste me COVID-19, duke çuar numrin e të infektuarve në 11,571.
Prej tyre, nga sëmundja, janë shëruar 6,910.
Autoritetet shëndetësore në Serbi kanë njoftuar se një spital i përkohshëm në Beograd, që filloi punën dy muaj më parë, do të mbyllet. Pacientët do të transferohen në një spital tjetër në afërsi të Beogradit./InLajmi/