Plani televiziv për rikthimin e tifozëve në stadiume transmetimi i ndeshjeve të Premier League do të ketë zhurmën false të tifozëve në stadium.
Kjo çështje do të diskutohet të enjten në takimin e 20 klubeve të Premier League me disa çështje në agjendën e diskutimeve që përfshin transmetim e drejtpërdrejtë televiziv.
Shikuesit nga kolltukët e tyre do t’ju jepet mundësia të dëgjojnë zhurmën false të publikut kur të kthehet liga elitare angleze e futbollit. Sky është njëri prej kanaleve që po konsideron këtë mundësi kur të kthehen ndeshjet pa publik.
Ata po e shqyrtojnë mundësinë e transmetimit në disa kanale, me zhurmë false të publikut dhe pa të.
Edhe pse tifozët ishin skeptik për këtë metodë që mund të shfrytëzohet nga video lojëra FIFA- kjo siç duket ka pasur sukses në Bundesliga në Gjermani, transmeton Gazeta Metro.
BT Sport e kishte shfrytëzuar gjatë transmetimit të derbit gjerman Borussia Dortmund me Bayern Munchen dhe ishte pranuar mirë nga publiku për dallim nga qetësia e zymtë e një stadiumi të zbrazët.