Bekim Haxhiu nga Partia Demokratike, akuzon Qeverinë Kurti për vjedhje gjatë pandemisë , raporton InLajmi .
Ai ka kërkuar që të krijohet Komision Hetimor Parlamentar për këtë çështje,
Sipas tij Qeveritarët kanë vjedhur gjatë pandemisë dhe ishin ata që u bënë milionerë gjatë kësaj kohe, gjithashtu Haxhiu ka kritikuar se është bërë manipulime edhe me shifra.
Bekim Haxhiu nga Partia Demokratike, ka kërkuar Komision Hetimor Parlamentar për pandeminë sepse tha se në Qeverinë Kurti, ka pasur vjedhje gjatë pandemisë. Ai ka kritikuar se është bërë manipulime edhe me shifra.
Po ashtu ai akuzon partinë në pushtet, Lëvizjen Vetëvendosje se lironin njerëzit e tyre nga karantina.
“Qeveritarët kanë vjedhur në pandemi. Ata që ishin në partinë në pushet (VV) liroheshin nga karantina. U bënë milionerë në pandemi. Kontraktuan më shumë se 5 milionë euro. Vetëm një kompania e afërt me VV kishte dy punëtorë që u kontraktua, dhe ka kontraktuar mbi 3 milionë euro kontrata”, tha Haxhiu.
“Është vjedhur prej maskave, dorëzave, paracetamolave, me kontrata të dyfishta e deri në thasë për kufoma”, tha ai. /InLajmi/