Komuna e Gjilanit ka njoftuar se ka bërë të gjitha përgatitjet për rihapjen e çerdheve publike nga dita e sotme,bazuar në rekomandimet e Qeverisë dhe Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, përcjell InLajmi
Drejtori i Arsimit, Nazim Gagica, ka njoftuar se për t’u siguruar rreth përgatitjeve për rihapjen e çerdheve, kanë kërkuar vlerësim profesional higjienik e sanitar nga Qendra Rajonale e Shëndetit Publik dhe inspektori sanitar në nivel regjional.
“Pas vizitave në terren nga QRSHP dhe inspektori sanitar, të njëjtit rekomandojnë se çerdhet e komunës sonë kanë përmbushur të gjitha rekomandimet e dala nga udhëzuesi i MASHT-it dhe janë të gatshme të mirëpresin fëmijët që nga sot”, ka thënë Gagica , / In Lajmi /