Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se informacionet rreth ndërprerjes së fushatës për tërheqjen e pavarësisë së Kosovës “janë gënjeshtër e madhe”.
“Serbia asnjëherë nuk e ka ndalë këtë fushatë dhe, as nuk do ta ndalë, derisa të tjerët do të ndalen se lobuari për njohjen e të ashtuquajturës Kosovë”, është shprehur Daçiq, raporton Tanjug.
Radio Evropa e Lirë ka raportuar se burime diplomatike brenda Brukselit i kanë thënë se Beogradi është pajtuar që ta ndërpresë këtë fushatë, transmeton Klan Kosova.
“Si pjesë e vullnetit të mirë dhe synimit për të krijuar atmosferë për vazhdimin e dialogut, palë në Beograd janë pajtuar që të mos vazhdohet më me këtë kampanjë”, thuhet të ketë thënë burimi i lartë brenda BE-së.