Pas vizitës së parë në Prekaz me kabinetin qeveritar, zëvendëskryeministrja Albulena Balaj-Halimi, tha se sakrifica e familjes Jashari dhe vepra e komandantit Adem Jashari, janë të shenjta, raporton InLajmi.
“Së bashku me bashkëpuntorë vazhduam homazhet në Kompleksin Memorial Adem Jashari”
Gjatë vizitës në Prekaz ajo tha se ky vend mbetet gurëthemeli i lirisë ndërsa sakrifica e familjes Jashari mbetet shembulli i atdhedashurisë së pakusht, i cili na shërben të kujtojmë idealin e të rëneve për Kosovën sovrane. /InLajmi/