Drejtori i Aviacionit Civil të Maqedonisë së Veriut, Tomisllav Tuntev, vlerëson se nuk pritet që aeroportet e vendit të hapen përpara 15 korrikut.
Momentalisht në RMV numri i fluturimeve në krahasim me vitin e kaluar është vetëm 7 deri në 10% dhe në to përfshihen fluturimet ushtarake, speciale mjekësore, shtetërore, humanitare dhe fluturimet për riatdhesimin e shtetasve të cilët kanë mbetur jashtë territorit të vendit në kohën kur shpërtheu pandemia dhe u mbyllën kufijtë në të gjitha shtetet evropiane.
“Vendimin për hapjen e aeroporteve, në bazë të të dhënave prej Komisionit për Sëmundje Infektive dhe Shtabit të Krizës, ne si trup rregullator nuk kemi ndikim ndaj asaj, ne vetëm mund t’ua japim të dhënat për vendet tjera të Evropës, për aeroportet e shteteve tjera, për dispozitat dhe rregullat për fluturim të cilat i publikoi Bashkimi Evropian – ne atë e bëjmë çdo ditë, por vendimi do të merret në bazë të gjendjes shëndetësore në vend.”
Vendimi për hapjen e aeroporteve do të varet prej masave tjera, para se gjithash nga shfuqizimi i karantinës dhe nga hapja e kufijve ndërkombëtar për qarkullim të udhëtarëve, pasi që e dini se në aeroporte është kufi ndërkombëtar dhe vlejnë të njëjtat rregulla sikur për kufijtë tjerë. Vlerësimi im është që përpara 15 korrikut sigurisht nuk do të hapen aeroportet, a në lidhje me gjendjen se si do të jetë këto ditë me numrin e të infektuarve dhe qëndrueshmërinë e sistemit shëndetësor, mendoj se në pjesën e dytë të korrikut do të mundej të merret vendim, por e gjithë kjo është supozim”, thotë Tuntev.
Ai thotë se operatori i aeroportit , TAV është i përgatitur për të filluar punën, sipas rekomandimeve për mbrojtje nga COVID-19, përcjell Portalb.mk.
“Në parim jemi në komunikim me operatorin e aeroportit TAV, ata janë të përgatitur. Përgatitjet përfundimtare në lidhje me shenjëzimet, rregullat, kriteret, dispozitat, po përgatiten.