Në Komunën e Vushtrrisë mbrëmë të gjitha testimet për koronavirus kanë rezultuar negative, mirëpo për shkak të numrit të madh të personave të testuar, IKSHPK-ja nuk ka arritur t’i përpunojë të gjitha ato, përcjell InLajmi.
Kryetari Xhafer Tahiri ka njoftuar se janë testuar 69 qytetarë dhe rezultatet nuk ka arritur ti përpunojë IKSHPK, ato i presim gjatë ditës së nesërme.
“Inspektorati Sanitar Komunal ka nxjerrë vendim për vetizolim për të gjithë të prekurit me Covid 19, konform ligjit, ndërsa Policia e Kosovës po i monitoron rregullisht secilin rast” shkroi Tahiri në facebook.
Tahiri tha se mjektët dhe infermierët e QKMF po ofrojnë ndihmën mjekësore për të prekurit e Shtabi Emergjent Komunal po ofron të gjithë asistencën familjeve të të infektuarve./InLajmi/