“Ne nuk presim një valë të dytë të coronavirusit”, ka thënë ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, të mërkurën në një konferencë shtypi në Ankara në lidhje me shpërthimin e coronavirusit në Turqi.
Sipas mediave turke, ai ka shtuar se normalizimi po vazhdon ashtu siç synohet dhe masat paraprake janë jetike.
“Lufta do të vazhdojë derisa të regjistrohet rasti i fundit”, ka thënë ai.
Ministri tha gjithashtu se fluksi i punës i spitaleve në vend po kthehet gjithashtu në normalitet.
“Institucionet tona shëndetësore po kthehen në rrjedhën e tyre normale të punës, si pjesë e normalizimit të Turqisë në luftën kundër pandemisë së coronavirusit”, ka shtuar ai.

Ministri Koca ndau edhe shifrat e përditshme, përcjell Telegrafi,
“867 njerëz nga 52305 dolën sot pozitivë me coronavirus ndërsa 24 humbën jetën; numri i përgjithshëm i pacientëve të shëruar ka tejkaluar 130,000”, ka thënë më tej ai.