Me zgjedhjen e Avdullah Hotit kryeministër, në krye të Ministrisë së Shëndetësisë erdhi Armend Zemaj për të përfunduar kështu epoka e Arben Vitisë, përcjell InLajmi.
E me këtë rast stafi i Ministrisë së Shëndetësisë kanë falenderuar ministrin Vitia për kontributin e tij për mjekët por edhe për qytetarët.
“Deri këtu arritëm së bashku. Me shumicën që ndihmuan dhe punuan. Mësuam e pësuam shumë, por e mbrojtëm Kosovën nga kolapsi i shëndetit publik.
Ne ia dolëm, sepse nuk vendosëm theksin tek ndëshkimi apo zënia në gabim, por tek solidariteti. Dhe, kësaj kërkese me gjithë vështirësitë apo inercitë e zakoneve të dashura të jetës sonë familjare e kolektive iu përgjigjën me mirëkuptim shumica dërmuese e qytetarëve të Republikës.
Erdhëm së bashku deri këtu, me besimin e ndërsjellë”
Këta tre muaj shënojnë një stad të ri për vendin. Sakrifikuam shumë që të mos gjunjëzoheshim dhe ia dolëm./InLajmi/