Kjo është tavolina praktike që mund ta mbushë telefonin nëpërmjet paneleve diellore e cila edhe lëshon muzikë.
ShadeCraft e kanë krijuar një tavolinë praktike, që mund të mbledhë energji nga panelet diellore dhe ta mbushë telefonin.
Kur të ketë mbledhur energji, përdoruesit mund ta mbushin baterinë me sistemin wireless apo me anë të portit USB.
Mbi këtë tavolinë është vendosur edhe një mbulesë, që e mbron nga të nxehurit e tepërt.
Në tavolinë është integruar edhe një altoparlant JLB, që mund të lëshojë muzikë në 360 shkallë, ndërsa është rezistent ndaj spërkatjes nga uji , transmeton Telegrafi.
Përdorimi i mbushësve të zakontë në ambiente të hapura, mund të jetë i panevojshëm me këtë tavolinë, që e kryen këtë funksion për ju.