20 persona të tjerë janë infektuar më COVID-19 në të gjithë Shqipërinë gjatë 24 orëve të fundit. Sipas ministrisë së Shëndetësisë, rastet e reja janë shënuar në Tiranë, Durrës, Krujë dhe Kamëz.
Konkretisht 15 raste të reja në Tiranë, dy në Durrës, dy në Krujë, 1 në Kamëz.
Në total në të gjithë vendin tonë deri më tani janë shënuar, 1184 raste pozitive me COVID19 nga fillimi i epidemisë. 253 raste janë aktive në Shqipëri. Ndërsa 8% e të prekurve aktivë po trajtohen në spital
Rastet e identifikuara në 24 orët e fundit janë kryesisht kontakte të rasteve të zbuluara nga hetimi i kryer, dhe disa raste të reja për të cilat po vijon hetimi epidemiologjik.
Në spitalin infektiv aktualisht po trajtohen 21 të prekur, nga të cilët 5 janë në terapi intensive, njëri prej tyre është i intubuar. Rreth 8% e të prekurve aktivë po trajtohen në spital kurse pjesa tjetër po ndiqen nga mjekët e familjes.