Xhensila Myrtezaj pothuajse gjithë karantinën e ka kaluar pranë vajzës Ajkës dhe bashkëshortit Besi Kallaku, por tashmë ajo ka nisur punën për t’iu rikthyer fuqishëm muzikës pas kësaj pauze, përcjell InLajmi.
Këngëtarja shqiptare ka publikuar një foto së fundi, ku shfaqet në studio muzikore duke punuar.
Ajo tregon se për këngën e re po punon bashkë me Endrit Mumajesin dhe Anxhelo Kocin dhe nuk e dimë ende nëse bëhet fjalë për një bashkëpunim ose jo.
Tre muajt e fundit, Xhensila ka qëndruar bashkë me Besin dhe vajzën Ajka të vetizoluar në shtëpinë e tyre. Ata kanë qenë tepër aktivë familjarisht duke publikuar foto e video nga momentet e ëmbla që kalonin bashkë./InLajmi/