Qeveria në detyrë e Kosovës në krye me Albin Kurtin ka mbajtur sot mbledhjen e radhës, ku janë marrë disa vendime të rëndësishme, përcjell InLajmi.
Qeveria në detyrë e Kosovës në kuadër të Pakos së Rimëkëmbjes Ekonomike, ka planifikuar që të marrë përsipër mbulimin e kostos së polisave kufitare apo siç njihen si “Karton i gjelbër”, për automjetet që hyjnë në vend për vitin 2020.
Gjithashtu, Qeveria mori vendim për miratimin e mekanizmit ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë për mirëmbajtjen e rrugëve nacionale mes dy vendeve./InLajmi/