Vetëm pas votimin të Qeverisë së re me kryeministër Avdullah Hoti, LDK-ja ka publikuar marrëveshjen e plotë të koalicionit me Listën Serbe.
Nga kjo marrëveshje, Listës Serbe i janë ndarë tri pozita në kabinetin qeveritar. Kreu i kësaj partie, Goran Rakiq, do të jetë zëvendëskryeministër dhe ministër i Pushtetit Lokal. Dalibor Jevtiq është emëruar minisër për Kthim dhe Komunitete.
Në mesin e pikave të marrëveshjes është se të dyja palët nuk mbështesin mocione mosbesimi që janë inicuar në të kaluarën edhe parti të tjera në parlament, përcjell Gazeta Express.
Në të përmendet edhe dialogu Kosovë-Serbi i ndërmjetësuar nga BE-ja ku potencohet nevoja për vazhdimin e tij.