Këshilli iniciues i punëtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës , ka ftuar të gjithë punëtorët e korporatës që t’i bashkëngjiten protestës e paraparë të mbahet nesër dhe pritet të zgjasë një orë, përcjell InLajmi.
Qëllimi i kësaj proteste është mbrojtja e punëtorëve të KEK-ut ndaj padrejtësive të fundit që po ndodhin, gjthashtu edhe për kthimin në punë të drejtorëve të shkarkuar.
Punëtorët kanë bërë me dije se ata nuk do të pajtohen me ndërhyrjet politike në korporatë dhe as padrejtësi ndaj kolegëve.
Njoftimi i plotë pa ndërhyrje:
Qëllimi i protestës sipas Këshillit Iniciues është:
– Të mbrojmë çdo punëtor të KEK-ut ndaj padrejtësive që po ndodhin;
– Të kërkojmë respektimin të vendimit të Inspektoratit për kthim në punë të kolegëve tanë, drejtorit Menaxhues Njazi Thaçi dhe zëvendës drejtorin Nysret Kelmendi;
– Mos të lejojmë të ndodhin padrejtësi ndaj askujt në mënyrë që mos të përballemi edhe ne të tjerët me të njëjtat padrejtësi në të ardhmen;
Ne punëtorët e korporatës as një herë nuk do të pajtohemi dhe nuk do të pranojmë që të ketë ndërhyrje politike në korporatë dhe nuk do të lejojmë që të bëhet padrejtësi ndaj as një kolegu tonë, prandaj edhe i ftojmë sindikatat dhe të gjithë koleget tanë që të jen pjesëmarrës dhe bashkë organizator në mbrojtjen e të drejtave të çdo punonjësi ne korporatë.
Sepse të arriturat tona e veçanërisht në këto tri vitet e fundit ku profiteti i korporatës ka qenë çdo vit mbi 20 milion euro, janë suksese tona të përbashkëta, janë meritë e çdo punëtori të korporatës e po ashtu edhe e menaxhmentit dhe kolegeve tan te larguar padrejtësisht nga pozita.
TRANSPORTI I PUNËTORËVE BËHET ME AUTOBUS: Punëtoria e makinerisë 11e 30, Ura e radit Bardh 11e30,Drejtoria Bardh 11e30, Pika 11-Hade- 11e30, Mirash 11e30, Seperacion vazhdon ka Kosova A-02, 11e30, Kosovamont 11e30.
Drejtoria Qendrore Parkingu i Toskanës 11e30, dhe kthimi bëhet anasjelltas për punëtorë ./InLajmi/