Kryetari i komunës së Istogut Mujë Osmanaj ka njoftuar se në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare të Istogut familjare në Istog u testuan vullnetarisht 42 punëtorë të kësaj qendre, shkruan InLajmi.
Osmanaj ka thënë se testimi u bë pa ndonjë dyshim me covid-19 dhe po shpresojmë që të gjithë të dalin negativë në këtë testim.
Ai ka shtuar se Istogu vazhdon ende të jetë me zero raste të Covid-19
Postimi i plotë:
Sot në QKMF në Istog u testuan vullnetarisht 42 punëtorë të kësaj qendre
testimi bëhet pa ndonjë dyshim në covid-19
Shpresojmë që të gjithë të jenë negativë në virus
Istogu vazhdon me zero covid-19. /InLajmi/