Në sheshin kryesor të Prishtinës një qytetar me emrin, Hasan Mani, ka vendosur një karrige të bardhë me një peshqir dhe disa lule që simbolizon karrigen e të pames.
Një veprim i tillë është bërë pak minuta para se të fillojë seanca në Kuvendin e Republikës së Kosovës, ku pritet që të votohet qeveria e drejtuar nga Avdullah Hoti i LDK-së.
Hasan Mani, një qytetar i Kosovës, ka vendosur një karrige me peshqir dhe lule në sheshin e Prishtinës.
Ai këtë e ka bërë në shenjë proteste për seancën e sotme të Kuvendit dhe vendimit të Gjykatës Kushtetuese.
Po ashtu, ai ka vendosur edhe disa letra me shënime protestuese.