Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka reaguar zgjedhjen e Qeverisë së re të Kosovës, të udhëhequr nga kryeministri Avdullah Hoti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, shkruan InLajmi.
Rama i ka uruar rrugëtim të mbarë qeverisë së re të Kosovës e opozitës gjithashtu, në shërbim të interesit të popullit e të shtetit të tyre, me besim e shpresë se pas një periudhe jo të lehtë përpëlitjesh në procesin e maturimit demokratik, do të bëjnë së bashku punë të mira për Kosovën.
Kujtojmë se Qeveria Hoti u zgjedh sot me 61 vota pro, 1 abstenim dhe 24 vota kundër