Komuna e Vushtrrisë ka nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi me Ministrinë e Zhvillimit Rajonal për projektin “Ndërtimi i depos për ruajtjen e patates dhe perimeve tjera në Pestovë”, përcjell InLajmi.
Vlera e projektit është 200,000€, kapaciteti deponues 4,000 t. Komuna ka përfituar donacion nga MZHR 60,000€, pjesën tjetër prej 140,000€ i investon Komuna e Vushtrrisë.
Projekti është 2 vjeqar dhe është përkrahje direkte nga Komuna për prodhuesit vendor të patates dhe perimeve tjera.
Vizioni i qeverisjes lokale është të nxisë krijimin e klubit/shoqatës së prodhuesve vushtrrias të cilët në mënyrë të organizuar më pas përodrin këtë objekt kapital dhe në mënyrë të organizuar./InLajmi/