Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka ngushëlluar familjet e dy minatorëve që humbën jetën në minierën e Artanës, përcjell InLajmi.
Përmes një postimi në faqen e tij në Facebook, Veseli kërkoi të sqarohen rrethanat e kësaj tragjedie.
“Ngjarje e rëndë tragjedia në minierën e Artanës ku humbën jetën dy minatorë. Shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjet që humbën më të dashurit e tyre. Në këto momente të vështira jemi afër të gjithë minatorëve të prekur dhe të afërmëve të tyre të cilët kanë përjetuar këtë dhimbje. Të hetohen dhe sqarohen sa më parë rrethanat e kësaj tragjedie”./InLajmi/