• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Friday, 26 September, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Kosovë

Qfarë do të ndodhë me pagat e muajit maj në sektorin privat?

J G nga J G
2 June 2020
në Kosovë
0 0
0
Qfarë do të ndodhë me pagat e muajit maj në sektorin privat?
17
SHPERNDARJE
161
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Ende nuk dihet se kur do të nisë ekzekutimi i pagave për punëtorët e sektorit privat për muajin maj, edhe pse në Administratën Tatimore të Kosovës (ATK) kanë përfunduar procedurat e kërkesave të kompanive për 193 mijë të punësuar për kompensim të pagave 170 euro të parapara me pakon emergjente fiskale.

Drejtues të ATK-së kanë thënë për se deri tash 171 mijë punëtorë kanë përfituar nga një pagë për muajin prill prej Pakos Emergjente Fiskale.

Drejtori i ATK-së Ilir Murtezaj deklaron se edhe mbi 20 mijë punëtorë kanë mbetur pa e marrë pagën e muajit prill, derisa shprehet se nuk e dinë kur do të nisë shpërndarja e pagave për muajin maj.

Dy ditë më parë kemi kërkuar përgjigje nga Ministria e Financave dhe Transfereve, por nuk janë përgjigjur lidhur me ekzekutimin e pagave për muajin maj.

“Gjithë procesi nga 11 prilli deri më 15 maj, kur ka qenë periudha për aplikim nga bizneset për kompensim të pagave të punonjësve dhe qirave, kemi pranuar gjithsej rreth 193 mijë kërkesa për 193 mijë të punësuar për kompensim të pagave. Deri të premten e kaluar pothuajse për pjesën dërmuese janë shqyrtuar lëndët dhe janë dërguar për miratim. Shumica prej tyre veç i kanë marrë mjetet. Totali i punëtorëve të cilët kanë përfituar nga kjo Pako, edhe mbi 171 mijë punëtorë. Si ATK në këtë drejtim kemi luajtur një rol kyç, duke krijuar fillimisht platformën për bizneset që përmes sistemit elektronik të parashtrojnë kërkesa në kohë reale. Njëkohësisht i ka dhënë mundësi Komisionit, i cili është krijuar nga Ministria e Financave për të bërë validimin e të dhënave dhe për të verifikuar nëse kërkesat kanë qenë valide apo dikush ka tentuar edhe të keqpërdorë në situate të caktuara”, tha Murtezaj.

Drejtori i ATK-së nuk ka njohuri se kur do të alokohen pagat për muajin maj, derisa thotë se Ministria e Financave e Transfereve është sponsorizues i Pakos Emergjente Fiskale.

“Dihet se sponsor i Pakos Emergjente Fiskale është Ministria e Financave dhe Transfereve, ndërsa ne kemi qenë të autorizuar vetëm të përgatitim platformën për t’i dhënë mundësi bizneseve që të parashtrojnë kërkesa dhe njëkohësisht të shfrytëzohet data baza e të dhënave tona me qëllim që të bëhet validimi i të dhënave. Ndërsa, për pjesë të tjera, sigurisht, Ministria e Financave është kompetente dhe s’kisha dashur në këtë drejtim që të prononcohem lidhur me këtë çështje”, tha ai.

Ditë më parë është raportuar se ka pasur parregullsi për ndarjen e mjeteve të pagës 170 euro për muajin prill nga ana e Ministrisë së Financave dhe Transfereve.

Murtezaj ka thënë se ATK në mënyrë efikase ka eliminuar mundësitë për keqpërdorime të mjeteve nga pakoja emergjente fiskale.

Tags: ATKPako Emergjente FiskaleTransfere
Postimi i mëparshëm

Sa më pak justifikime aq më mirë

Postimi tjetër

Veseli për Kurtin: Po i ndan shqiptarët që dikur donte ti bashkonte

Të ngjajshme Postime

Zgjedhjet e 12 Tetorit, Italia i sjell 24 karabinierë në Kosovë
Kosovë

Zgjedhjet e 12 Tetorit, Italia i sjell 24 karabinierë në Kosovë

25 September 2025
548 raste të reja me tuberkuloz për vitin 2024
Kosovë

548 raste të reja me tuberkuloz për vitin 2024

25 September 2025
Rritja e trupave të EULEX për zgjedhje, Ramadani: Si u bë që Kosova s’qenka e aftë për t’i siguruar vetë ato
Kosovë

Rritja e trupave të EULEX për zgjedhje, Ramadani: Si u bë që Kosova s’qenka e aftë për t’i siguruar vetë ato

25 September 2025
Qalaj: S’guxojmë të lejojmë të na përsëritet Banjska, duhet të jemi të përgatitur
Kosovë

Qalaj: S’guxojmë të lejojmë të na përsëritet Banjska, duhet të jemi të përgatitur

24 September 2025
“Qielli i thyer” – shtatë të arrestuar në aksionin policor në Prishtinë e Pejë
Kosovë

“Qielli i thyer” – shtatë të arrestuar në aksionin policor në Prishtinë e Pejë

24 September 2025
Ambasadori i BE-së në Kosovë: Autorët e sulmit në Banjskë të japin përgjegjësi, Serbia t’i kap ata e t’i ndjekë penalisht
Kosovë

Ambasadori i BE-së në Kosovë: Autorët e sulmit në Banjskë të japin përgjegjësi, Serbia t’i kap ata e t’i ndjekë penalisht

24 September 2025
Postimi tjetër
Veseli për Kurtin: Po i ndan shqiptarët që dikur donte ti bashkonte

Veseli për Kurtin: Po i ndan shqiptarët që dikur donte ti bashkonte

Lajmet e fundit

Një botë veçantë arti

Një botë veçantë arti

26 September 2025
Komunikimi i tepërt në marrëdhënie: Zakoni toksik që duket i shëndetshëm

Komunikimi i tepërt në marrëdhënie: Zakoni toksik që duket i shëndetshëm

26 September 2025
Përparim Rama për pushtetin qendror: Shiten patriotë, e duan ta çojnë vendin poshtë e më poshtë

Përparim Rama për pushtetin qendror: Shiten patriotë, e duan ta çojnë vendin poshtë e më poshtë

25 September 2025
Presidentja nga Nju Jorku: Afrim Bunjaku mbrojti dinjitetin e kombit – Kosova nuk dorëzohet

Presidentja nga Nju Jorku: Afrim Bunjaku mbrojti dinjitetin e kombit – Kosova nuk dorëzohet

25 September 2025
Ismaili i bindur për fitoren në Prishtinë: Mbështetja do të jetë qytetare, jo partiake

Ismaili i bindur për fitoren në Prishtinë: Mbështetja do të jetë qytetare, jo partiake

25 September 2025
Fëmija po ju “teston durimin”? Ja disa këshilla që do ju ndihmojnë t’i përballoni me qetësi disa situata

Fëmija po ju “teston durimin”? Ja disa këshilla që do ju ndihmojnë t’i përballoni me qetësi disa situata

25 September 2025
Leoni: Do të jap gjithçka nga vetja për t’u rikthyer të luaj në ‘Anfield’-in magjik

Leoni: Do të jap gjithçka nga vetja për t’u rikthyer të luaj në ‘Anfield’-in magjik

25 September 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu