Lajmi për vdekjen e dy minatorëve në minierën e Artanës, i ka prekur thellë edhe liderë vendorë e deputetë, e njëra ndër to edhe Mimoza Kusari-Lila, përcjell InLajmi.
“E tronditur sot nga lajmi për aksidentin në Minierën e Artanës, ku humbën jetën dy minatorë të Minierës, si pasojë e shembjes së dheut në horizontin e pestë” shkroi Kusari.
Ajo shprehu ngushëllime familjarëve të dy minatorëve, kolegëve dhe bashkëpunëtorëve të ndërmarrjes Trepça.
Ajo tha se jeta dhe veprimtaria e minatorëve është e rëndë dhe me shumë sakrifica, e kur jeta e një minatori përfundon në minierë, dhimbja bëhet shumë më e rëndë për të gjithë që i lanë pas.
Qoftë e fundit sakrificë në horizontet e minierave tona./InLajmi/